Shërbimet

Ne, në Albkos Safety Sh.p.k..jemi fokusuar për t’ju ofruar klientëve tanë shërbimet më të mira të mundshme, në kohë sa më të shkurtër dhe me kosto të arsyeshme.

Sipas marrëveshjes, ne mund t’ua rikujtojmë se kur duhet bërë kontrolli pajisjeve tuaja, për të mbajtur në sigurinë në nivel të lartë si dhe për të përmbushur kërkesat ligjore.

Këto shërbime i ofrojmë nën respektim të rreptë të Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë ISO 9001:2015, në përputhje me standardet Evropiane dhe vendore dhe do të kryhen nga inxhinierë dhe personel i kualifikuar.

Për çdo shërbim të kryer lëshohet raport i detajuar apo certifikatë, në përputhje me kërkesat ligjore.

Cilat shërbime mund t’i ofrojmë për biznesin tuaj?

  • Kontrollimin e rregullt periodik të aparateve për shuarjen e zjarrit, mirëmbajtjen dhe rimbushjen e tyre në përputhje me Ligjin nr. 04/L-012 për Mbrojtje nga Zjarri.
  • Trajnime teorike dhe praktike për përdorimin e aparateve për shuarjen e zjarreve në fazë fillestare.
  • Instalimin, kontrollimin e rregullt periodik të hidrantëve dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Testimin e rezistencës së tokëzimit në instalimet rrufepritëse.
  • Projektimin, instalimin, kontrollimin e rregullt periodik dhe mirëmbajtjen e sistemeve për diktimin (detektimin) dhe lajmërimin e zjarrit.
  • Projektimin, instalimin, testimin, kontrollimin e rregullt periodik dhe mirëmbajtjen e sistemeve automatike për shuarjen e zjarrit.
  • Hartimin e projekteve dhe elaborateve të mbrojtjes nga zjarri dhe zbatimin e masave mbrojtëse.
  • Trajnime për përdorimin e të gjitha pajisjeve nga programi ynë.


Krahaso 0