Rreth nesh

Albkos International është themeluar në vitin 2009, në Prishtinë - Republika e Kosovës, për t’u bërë në Kosovë ofruesi kryesor i produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Duke njohur rëndësinë për të pasur qasje të lehtë dhe komode në shërbime të shumta të sigurisë, ne u specializuam për të ofruar zgjidhje të plotë nën një çati të një game të gjerë produkteve dhe shërbimeve cilësore në lëmin e sigurisë.

Personeli

Albkos International ka të punësuar personel me përvojë të gjatë në projektime, furnizim me produkte dhe shërbime në fushën e sigurisë disa nga të cilët, në këtë sektor kanë punuar vite me radhë.

Teknikët / Specialistët e fushave ndjekin trajnime rigoroze në ambientet tona për të arritur standardet më të larta. Gjatë kësaj periudhe të trajnimit ata punojnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të personelit të certifikuar dhe me eksperiencë.

Trajnimi shtesë sigurohet përmes seminareve dhe programeve të certifikimit të organizuara nga partnerët tanë dhe institucioneve tjera relevante.

Personeli i Albkos International është certifikuar për punë me pajisje për mbrojtje nga zjarri në përputhje me LIGJI Nr. 04/L-012 PËR MBROJTJE NGA ZJARRI.

Politika e cilësisë

Albkos International është e pajisur me certifikatë të Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë ISO 9001 dhe certifikatë sipas Rregullores së Bashkimit Evropian (EC) No. 304/2008. Gjithashtu nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave / Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, është e autorizuar për ushtrimin e këtyre veprimtarive:

    • Hartimin e projekteve – elaborateve të mbrojtjes nga zjarrit
    • Testimin e rezistencës së tokëzimit në instalimet rrufepritëse
    • Kontrollimin dhe servisimin e pajisjeve – aparateve për shuarjen e zjarreve fillestare
    • Projektimin e aparaturave, instalimeve për detektim, lajmërim dhe fikjen e zjarrit
    • Kontrollimi dhe matja e shtypjes se ujit në rrjetin e hidrantëve

Misioni

Politikë e kompanisë është furnizimi i klientëve me produkte dhe shërbime të cilat arrijnë dhe ruajnë standardet më të larta të mundshme të cilësisë. Kjo deklaratë është baza e jonë filozofisë së menaxhimit dhe pasqyron angazhimin e çdo individi brenda organizatës.

Vizioni

Të dallohemi në atë që ne bëjmë dhe të ndërtojmë një ambient të sigurt për komunitetin tonë.

Cilësitë tona dalluese

    • Produkte cilësore me çmime të përballueshme
    • Trajnimi për përdorimin e të gjitha produkteve.
    • Menaxhim stoku dhe livrim i shpejtë
    • Shërbim teknik 24/7

Produktet

    • Aparate për shuarjen e zjarrit të të gjitha llojeve dhe madhësive
    • Sisteme automatike për shuarjen e zjarrit
    • Sisteme për diktimin e zjarrit
    • Hidrantë dhe pajisjet përcjellëse
    • Tuba për hidrantë dhe shërbimin zjarrfikës
    • Dyer rezistente ndaj zjarrit
    • Komplet programi i pajisjeve profesionale për shërbimin e zjarrfikësve

Shërbimet

    • Kontrollimi i rregullt periodik i aparateve për shuarjen e zjarrit, mirëmbajtja dhe rimbushjen e tyre në përputhje me Ligjin nr. 04/L-012 për Mbrojtje nga Zjarri
    • Trajnime teorike dhe praktike për përdorimin e aparateve për shuarjen e zjarrit
    • Instalimi, kontrollimi i rregullt periodik të hidrantëve dhe mirëmbajtjen e tyre
    • Testimi i rezistencës së tokëzimit në instalimet rrufepritëse
    • Projektimi, instalimi, kontrollimi i rregullt periodik dhe mirëmbajtja e sistemeve për diktimin dhe lajmërimin e zjarrit.
    • Projektimi, instalimi, testimi, kontrollimi i rregullt periodik dhe mirëmbajtja e sistemeve automatike për shuarjen e zjarrit
    • Hartimi i akteve normative, siç janë:
      • Hartimi i rregulloreve për mbrojtje nga zjarri
      • Hartimi i planit të reagimit emergjent
      • Hartimi i projekteve dhe elaborateve të mbrojtjes nga zjarri dhe zbatimin e masave mbrojtëse
    • Shqyrtimi i pajisjeve që përmbajnë gazra serrë (sipas Rregullores së Bashkimit Evropian EC/304/2008)
    • Trajnime për përdorimin e të gjitha pajisjeve nga programi ynë

Compare 0

No products

To be determined Shipping
0,00 € Tax
0,00 € Total

Prices are tax included

Check out