Pompa reaktive e ujit përdoret për pompimin e ujit nga bodrumet, gropa ndërtimi, kantiere ndërtimi, etj. Gjithashtu ajo përdoret si pompë furnizimi me ujë në vende të cilat janë të paarritshme për automjetet e zjarrfikësve, ose në ato raste ku niveli i ultë i ujit të lumenjve apo moçalishteve e bën pamundur pompimin e ujit me pompa klasike.