Përzgjedhja e aparateve për shuarjen e zjarrit

Përzgjedhja e aparateve për shuarjen e zjarrit

Kurdo që bëhet fjalë për rreziqet që vijnë nga zjarri, shumë njerëz, për të mbrojtur më të dashurit e tyre mund të vendosin për të blerë një aparat për shuarjen e zjarrit. Tani, përveç ekspertëve në këtë fushë të sigurisë, shumica e njerëzve do të kenë nevojë për udhëzime për përzgjedhjen e produktit adekuat.

Prandaj, në mënyrë që t’jua lehtësojmë përzgjedhjen e aprateve për shuarjen e zjarrit, në pika të shkurtra do të mundohemi të ju japim disa sqarime bazike.

Një aparat për shuarjen e zjarrit, shërben për vënë nën kontrollë një zjarr me përmasa të vogla. Veprimi i shpejtë mund të parandalojë përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e dëmeve serioze. Përveç rëndësisë për të vepruar shpejtë, shumë e rëndësishme është po ashtu edhe përzgjedhja e drejtë e llojit të aparatit për shuarjen e zjarrit.

Për të kuptuar funksionimin e aparatit për shuarjen e zjarrit, në radhë të parë duhet të keni disa njohuri elementare rreth procesit të djegies. Ne rreshtat në vijim do të përpiqemi shkurtimisht dhe thjeshtë të ju japim informata mbi teoritë themelore të zjarrit dhe shpërthimit.

ÇFARË ËSHTË ZJARRI?

Zjarri është dukuria e djegies, e shoqëruar me nxehtësi të lartë, tym dhe dritë në formë flakësh përcëlluese.

Në mënyrë që të shkaktohet zjarri, në të njëjtën kohë duhet të jenë të pranishëm:

    1. Oksigjeni, në sasi të mjaftueshme për të mbështetur procesin e djegies,
    2. Burimi i nxehtësisë, i mjaftueshëm për të ngritur temperaturën e lëndës djegëse deri në pikën e tij të ndezjes
    3. Lënda djegëse, dhe
    4. Reaksioni zinxhiror kimik

Tri elementeve të para, pra oksigjenit, burimit të nxehtësisë dhe lëndës djegëse shpesh u referohemi edhe si "trekëndësh i zjarrit". Me shtimin e elementit të katërt, përkatësisht reaksionit kimik, fitojmë "tetraedrin e zjarrit".

Trekëndëshi i zjarrit                 Tetraedri i zjarrit

Është e rëndësishme për ta mbajtur mend që me largimin e ndonjërës nga tre elementet e sipër përmendura ose me ndërprejen e reaksionit kimik, nuk do të ketë zjarr ose zjarri do të shuhet.

Aparatet për shuarjen e zjarrit janë të dizajnuara për të eliminuar njërën nga këto elemente përmes ftohjes, largimit të oksigjenit nga lënda djegëse ose ndalimit të reaksionit kimik në tërësi.

Klasat e zjarrit sipas standardit EN 2
Klasa "A" e zjarrit
KLASA A [LËNDËT E NDEZSHME TË NGURTA]

Në këtë klasë bëjnë pjesë të gjitha lëndët e ngurta të ndezshme (me përjashtim të metaleve), siç janë druri, letra, kashta, tekstili, plastika etj.

Zjarret e klasës A më së miri shuhen me ujë por por mund të përdoren edhe lëndë tjera shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj klase, siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur, aparatet me shkumë.

Në vazhdim janë dhënë kategoritë e aparateve të cilat janë të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie:

Klasa "B" e zjarrit
KLASA B [LËNGJET E NDEZSHME]

Në këtë klasë bëjnë pjesë lëngjet e ndezshme si: dylli, alkoholi, bitumi, benzina, rrëshira, ngjyra dhe shumë të lloje të plastikave.

Zjarret e klasës B mund të shuhen me të gjitha ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie, siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur, me shkumë, dyoksid karboni, kurse në raste të caktuara mund të përdoren edhe mbulesat ngulfatëse (batanijet zjarrduruese).

Në vazhdim janë dhënë kategoritë e aparateve dhe produkteve të tjera të cilat janë të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie:

Për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie, ju preferojmë aparatet automatike për shuarjen e zjarrit për APLIKIM LOKAL të cilët janë posaçërisht të përshtatshëm për mbrojtjen e pikave të karburantit. 
Klasa "C" e zjarrit
KLASA C [GAZRAT E NDEZSHME]

Në këtë klasë bëjnë pjesë metani, propani, hidrogjeni, acetileni, gazi natyror, etj.

Zjarret e klasës C mund të shuhen me të gjitha ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur.

Në vazhdim janë dhënë kategoritë e aparateve të cilat janë të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie:

Klasa "D" e zjarrit
KLASA D [METALET E NDEZSHME]

Në këtë klasë bëjnë pjesë natriumi, litiumi, alumini, kaliumi dhe magnezi.

Zjarret e klasës D mund të shuhen me ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur të klasës D.

KUJDES! 

Shuarja e zjarreve të kësaj kategorie asnjëherë nuk duhet bërë duke përdorur uji për shkak të rrezikut nga eksplodimet. Për shkak të rrezikut lartë të zjarreve të tilla dhe temperaturave të larta mbi 2000 °C, shuarja e zjarreve të tilla duhet lënë profesionistëve!

Në vazhdim janë dhënë kategoritë e aparateve të cilat janë të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie:

  • APARATET PËR SHUARJEN E ZJARRIT ME PLUHUR D
Klasa "E" e zjarrit
SHUARJA E PAJISJEVE ELEKTRIKE - ISH KLASA E [ËSHTË DEKLASIFIKUAR]

Klasa “E” e zjarrit, e cila ka qenë e destinuar për zjarre në pajisjet elektrike nën tension deri deri në 1000 V, është shfuqizuar pasiqë në ditët e sotme pothuajse të gjitha aparate për shuarjen e zjarrit mund të përdoren edhe për shuarjen e këtyre zjarreve, me kusht që të mbahet distanca e sigurisë e shënuar në aparatin për shuarjen e zjarrit.

Në vazhdim janë dhënë kategoritë e aparateve të cilat janë të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie:

Klasa "F" e zjarrit
KLASA F [VAJRAT DHE YNDYRËRAT E GATIMIT]

Në kuadër të klasës së zjarrit F bëjnë pjesë yndyrat dhe vajrat ushqimore për fërgim.

Zjarret e klasës F mund të shuhen me ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie.

Në vazhdim janë dhënë kategoritë e aparateve të cilat janë të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie:

Për mbrojtjen nga zjarri të kuzhinave profesionale preferohen SISTEMET AUTOMATIKE PËR SHUARJEN E ZJARRIT ME APLIKIM LOKAL.

Postuar më 28.01.2015 nga admin Aparatet për shuarjen e... 0 2604

Lëre një komentPërgjigju

Arkivi i blogut

Komentet e fundit

Nuk ka komente

Kërko blogun

Compare 0