KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR BLERJE NË RRUGË ELEKTRONIKE

1. ZBATIMI I KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME

1.1 Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike, në tekstin e mëtejmë “Kushtet e Përgjithshme”, rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet Albkos International, kompani e regjistruar pranë Agjencisë të Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, me numër biznesi 70575337, me seli në adresën 12000 Fushë Kosovë, Rr. e Pejës nr. 26, (“Albkos International” ose “Ne”), dhe konsumatorëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit www.albkos-int.com (“Klientët”, “Konsumatorët” ose “Ju”).

1.2 Me plasimin e porosisë (“Urdhërblerje”) në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.albkos-int.com, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.

1.3 Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Albkos International, qoftë kur produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Konsumatori, apo edhe atëherë kur ato tërhiqen në ambientet e Albkos International.

1.4 Albkos Safety rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të Albkos International. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për urdhërblerje/porosi të plasura para datës së publikimit.

1.5 Përveç këtyre Kushteve të Përgjithshme, për produkte të veçanta, Albkos International mund të parashikojë kushte të veçanta të cilat do të zbatohen. Kushtet e veçanta do të përcaktohen dhe publikohen me ofrimin e produkteve përkatës.

1.6 Albkos Safety nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Konsumatori merr përsipër të përdorë pajisje dhe programe të duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të plauar blerje në mënyrë elektronike.

1.7 Albkos Safety në çdo kohë mund të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të mirëmbajtjes, përditësimit ose përmirësimit të faqes ose për çfarëdo arsye tjetër.

1.8 Albkos International mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose qasjes tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose për çfarëdo arsye.

2. PRODUKTET

2.1 Konsumatorët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të Albkos International. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të Albkos International është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë. Megjithatë, Konsumatorët janë të obliguar të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit.

2.2 Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Konsumatori duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet Albkos International dhe Konsumatorit. Albkos International nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.

2.3 Albkos Safety nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë në gjendjen e ditës së mëparshme të punës së dyqanit. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Albkos International merr përsipër të informojë Konsumatorin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.

2.4 Albkos International ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.

3. KRYERJA E POROSISË

3.1 Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Konsumatori duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.

3.2 Konsumatori kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përshin edhe koston e dorëzimit të produktit.

3.3 Për kryerjen e porosisë, Konsumatori detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.

3.4 Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në faqen e internetit të Albkos International Konsumatori duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.

3.5 Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Konsumatori.

3.6 Për çdo vizitë në faqen e internetit, Konsumatori do të ketë qasje në të dhënat e tij personale në hapësirën e Konsumatorit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Konsumatori duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke pasur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.

3.7 Informacionet e regjistruara nga sistemi i Albkos International shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Albkos International dhe Klientëve. Verifikimi i të dhënave të Konsumatorit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit të Albkos International.

3.8 Albkos International nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Albkos International, të tilla si ngjarje të forcës madhore.

4. ÇMIMI

4.1 Çmimet e përcaktuara në faqen e internetit të Albkos International janë çmimet neto me TVSH, përveç në ato raste kur ato, në bazë të ligjit janë të përjashtuara nga TVSH. Çmimet e përcaktuara për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Konsumatorit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

4.2 Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Albkos International do ta njoftojë Konsumatorin lidhur me gabimin dhe do të anulojë porosinë e produktit apo produkteve përkatëse.

4.3 Albkos International ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.

4.4 Për çdo dërgesë krijohet fatura përkatëse e cila shërben, në rast se aplikohet, si garanci blerje dhe mund të printohet nga Konsumatori nga faqja e internetit e Albkos International.

5. KOSTOT E DËRGIMIT

5.1 Këto dispozita zbatohen vetëm në rast se Konsumatori zgjedh dërgimin e produkteve të blera në rrugë elektronike në adresën e Konsumatorit.

5.2 Kostot e dërgimit përfshijnë kostot e trajtimit të porosisë dhe kostot e transportit.

5.3 Kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendodhjes së Konsumatorit.

5.4 Për dorëzimin e produkteve jashtë territorit të Republikës së Kosovës, do të zbatohen kushte të veçanta ose me kosto shtesë, për të cilat Konsumatori do të informohet nëpërmjet faqes së internetit të Albkos International gjatë kryerjes së porosisë ose para dërgimit të porosisë.

5.5 Kostot e dërgimit të produkteve përcaktohen gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të Albkos International.

5.6 Kostot e trajtimit të porosisë janë fikse dhe përfshijnë kostot e përgatitjes së porosisë, paketimin, ambalazhimin përkatës dhe sigurimin që garanton transportin e rregullt deri në adresën e Konsumatorit.

5.7 Konsumatori pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostove të dërgesës (trajtimit dhe transportit) të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.

6. KONFIRMIMI I POROSISË

6.1 Pas kryerjes së porosisë, Albkos International i konfirmon Konsumatorit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Konsumatori do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

6.2 Porosia e Konsumatorit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Albkos International. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Konsumatorit.

6.3 Për porosi të veçanta, Albkos International ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Konsumatori. Në këtë rast, Konsumatori njoftohet nëpërmjet një emaili për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. Albkos International ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se Konsumatori nuk paraqet dokumentet ose informacionin e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto dokumente nuk janë të përshtatshme.

6.4 Porosia e Konsumatorit mund të anulohet nga Albkos International për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. Albkos International informon Konsumatorin përkatësisht.

7. KRYERJA E PAGESËS

7.1 Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga Konsumatori në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.albkos-int.com.

7.2 Konsumatori mund të kryejë pagesën me:

  • Kartë bankare debiti ose krediti (Visa Card/MasterCard). (aktualisht jemi në fazë testimi dhe nuk aplikohet)
  • PayPal (aktualisht jemi në fazë testimi dhe nuk aplikohet)
  • Pagesë në llogarinë bankare
  • Pagesë me para në dorë (Cash) me rastin e pranimit të produkteve deri në një vlerë prej maksimum 500 EUR. (e zbatueshme vetëm në Republikën e Kosovës)

7.3 Në rast se Albkos International gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Konsumatorit, pagesës së Konsumatorit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit.

7.4 Albkos International përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL Secure Socket Layer). (aktualisht jemi në fazë testimi dhe nuk aplikohet)

7.5 Gjatë kryerjes së pagesës, Konsumatori lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.

7.6 Të dhënat bankare të Konsumatorit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Albkos International dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Albkos International.

8. DORËZIMI I PRODUKTEVE

8.1 Dorëzimi i shumicës së produkteve, në Republikën e Kosovës do të kryhet brenda 48 e orëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Albkos International. Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në depon e Albkos International. Transportuesi do të kontaktojë me Ju me telefon ose me e-mail, brenda afatit të mësipërm për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.

8.2 Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. Afati i dorëzimit mund të zgjatet në varësi të vendndodhjes së Konsumatorit.

8.3 Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit, Albkos International merr përsipër të informojë Konsumatorin sa më shpejt të jetë e mundur dhe me çdo mjet komunikimi në mënyrë që ky i fundit të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anulojë atë tërësisht apo pjesërisht.

8.4 Albkos International nuk është përgjegjës për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.

8.5 Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mos përmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e Konsumatorit apo të furnitorëve të tij.

8.6 Albkos International nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Konsumatori, në pikën më të afërt të qasshme nga mjeti dhe nuk merr përsipër shkarkimin e produkteve.

8.7 Dorëzimi i produkteve nuk përfshin montimin ose vënien në punë të produkteve.

9. MARRJA NË DORËZIM

9.1 Konsumatori merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.

9.2 Gjatë dorëzimit, Konsumatori ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

9.3 Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Konsumatori vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Konsumatori duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Albkos International për zëvendësimin e produktit.

9.4 Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, Konsumatori merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.

9.5 Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Konsumatori pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Nga ky moment, Konsumatori nuk mund të kërkojë asnjë kthim apo zëvendësim të produkteve të dorëzuara.

9.6 Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, Konsumatori merr përsipër të njoftojë Albkos International me shkrim, duke specifikuar numrin e porosisë, në adresën: Albkos International, Rr. e Pejës, nr. 26, 12000 Fushë Kosovë, ose me email në [email protected].

9.7 Albkos International do të ridërgojë porosinë e saktë brenda një aftatit të arsyeshëm të dakorduar nga të dyja palët.

9.8 Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, Albkos International do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.

9.9 Në rast se Albkos International apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Konsumatorit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të qasjes, Konsumatori humb të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Konsumatori dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

9.10 Për dërgimin e produkteve me përmasa të mëdha nevojiten mjete transporti specifike. Këto produkte do t’i dorëzohen Konsumatorit në pikën më të afërt të qasshme nga mjeti pranë banesës së tij dhe në kushte normale qasjeje për mjete transporti të tipit kamion 10 ton. Konsumatori siguron se infrastruktura e qasjes rrugor deri në adresën e caktuar nga Konsumatori lejon kalimin për mjete transporti kamion 10 ton.

9.11 Në rast se qasja në vendbanimin e Konsumatorit nuk përputhet me këto kushte, Konsumatori duhet të njoftojë Albkos International dhe t’i japë detajet e problemeve të qasjes në vendbanimin e tij në momentin e kryerjes së porosisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e përshtatshme për dorëzimin e produkteve.

10. ANULIMI I POROSISЁ

10.1 Konsumatori ka të drejtë të anulojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje të afatit të dorëzimit nga Albkos International të parashikuar në Pikën 8 më sipër, duke njoftuar me shkrim Shërbimin e Konsumatorit të Albkos International në adresën: Albkos International, Rr. e Pejës nr. 27, 12000 Fushë Kosovë, ose me email: [email protected].

10.2 Kërkesa për anulim do të merret parasysh nga Albkos International vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi e produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.

10.3 Në rastet e mësipërme të anulimit, Konsumatori do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga marrja e kërkesës me shkrim nga Albkos International.

10.4 Albkos International ka të drejtë të anulojë porosinë e Konsumatorit në rast se infrastruktura e vendbanimit të Konsumatorit, ku do të kryhet dorëzimi i produkteve nuk lejon fizikisht qasjen e mjetit të transportit ose shkarkimin e produkteve. Në këtë rast, Albkos International do të procedojë me rimbursimin e çmimit të produktit, duke zbritur kostot e transportit në vajtje dhe kthim.

11. SHKËPUTJA E KONTRATËS – KTHIMI I PRODUKTEVE

11.1 Shkëputja e kontratës mund të bëhet vetëm në përputhje me Ligjin 04/L-041 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

11.2 Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Albkos International, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentet që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar.

11.3 Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga Albkos International.

11.4 Konsumatorit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Kostot e kthimit të produktit të kthyer janë në ngarkim të Konsumatorit. Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të Konsumatorit.

11.5 Produktet promocionale dhe produktet me porosi nuk mund të kthehen nga Konsumatori në asnjë rast.

12. MBROJTJA E PRIVATËSISË

12.1 Albkos International disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të Konsumatorëve potencial dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nr. 2010/03-L-172 të shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës më 13.05.2010.

12.2 Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Albkos International është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nr. 2010/03-L-172 të datës 13.05.2010 si dhe aktet nënligjore përkatëse.

12.3 Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Albkos International, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Albkos International që mund t’i interesojnë Konsumatorit dhe që mund t’i përgjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Albkos International merr pëlqimin paraprak të Konsumatorit në lidhje me komunikimin e ofertave promocionale në numrin e telefonit personal të Konsumatorit. Konsumatori ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Albkos International.

12.4 Të dhënat personale ruhen nga Albkos International për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve të Albkos International, vetëm me miratimin paraprak të Konsumatorit. Albkos International ruan të drejtën e transferimit të të dhënave vetëm te nënkontraktorët e tij, të cilët mund të ndodhen jashtë Republikës së Kosovës, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për transferimin e të dhënave personale dhe hyn në marrëdhënie kontraktore me këta nënkontraktorë për sigurimin dhe marrjen e të gjitha masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e konfidencialitetit të tyre.

12.5 Albkos International do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e internetit të Albkos International për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të Konsumatorit në faqen e internetit të Albkos International, përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Konsumatorit dhe Albkos International në lidhje me transaksionet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.

12.6 Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Konsumatori merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.

12.7 Nëse Konsumatori mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, Albkos International duhet tё njoftohet menjëherë.

12.8 Në përputhje me kuadrin ligjor, Konsumatori ka të drejtën e qasjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Konsumatori mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Albkos International me shkrim në adresën: Albkos International, Rr. e Pejës nr. 26, 12000 Fushë Kosovë ose me email në adresën [email protected].

13. KALIMI I PRONËSISË

13.1 Albkos International rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga Konsumatori (transferim i fondeve në llogarinë bankare të Albkos International).

14. SHËRBIMI I KONSUMATORIT

14.1 Shërbimet pas-shitje do të ofrohen vetëm për të gjitha ato produkte për të cilat ofrohet garanci, kur një gjë e tillë është e specifikuar në përshkrimin e produktit gjatë kryerjes së porosisë nga Konsumatori.

14.2 Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Albkos International, ju lutemi të na kontaktoni në adresën:

Albkos International, Rr. e Pejës nr. 26, 12000 Fushë Kosovë, Tel./Fax: +381 38  534 653; Email: [email protected].

15.  TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

15.1 Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e Albkos International. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive e Albkos International.

15.2 Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Konsumatori ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.

15.3 Konsumatori ndalohet të përdorë lidhje hypertekst që dërgojnë në faqen e Albkos International, dhe të përdorë teknikën e framing apo deep linking.

16.  LIGJI I ZBATUESHEM DHE JURIDIKSIONI

16.1 Këto Kushte të Përgjithshme rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

16.2 Mosmarrëveshjet ndërmjet Albkos International dhe Konsumatorit në lidhje me zbatimin e këtyre Kushteve të Përgjithshme, do të zgjidhjen nga Gjykata kompetente në Prishtinë.


Krahaso 0