Sistemi stabil për shuarjen e zjarrit IG 541

IG541 përdoret si agjent për shuarjen e zjarrit në zonat e ndjeshme, p.sh.: dhoma kompjuteri, objektet e magazinimit për makineri, objektet e magazinimit për aparatura të ndjeshme etj

Përshkrimi

IG541
Produkt i ri
Livrimi: 1 deri 3 javë
 
Përshkrimi

Sistemi stabil për shuarjen e zjarrit IG 541

IG 541 përdoret si agjent për shuarjen e zjarrit në zonat e ndjeshme, p.sh.: dhoma kompjuteri, objektet e magazinimit për makineri, objektet e magazinimit për aparatura të ndjeshme etj. IG 541 përmban azot (52%), argon (40%) dhe dyoksid karboni (8%). Është pa erë, pangjyrë, jo-korrodues dhe për shkak të faktit që përbëhet nga gazrat që ekzistojnë në atmosferë, nuk ka efekt në shtresën e ozonit dhe ka efekt zero në rritjen e temperaturës atmosferike.

IG 541 shuan zjarrin duke ulur nivelet ekzistuese të oksigjenit nën 13% (shumica e materialeve zakonisht ndalojnë së djeguri në këtë nivel). Në të njëjtën kohë, dyoksidi i karbonit në përzierje mbron çdo njeri nga futja në kurth në një zonë me nivel të ulët të oksigjenit Ky efekt ndodh për shkak se me rritjen e koncentrimit të dyoksidit karbonit ekzistues në gjak, i cili kontrollon frymëmarrjen tonë, edhe transferimi oksigjenit në trurin e njeriut rritet në mënyrë të barabartë (për shkak të rritjes së furnizimit të trurit me gjak arterial.

Prandaj , në qoftë se një njeri bllokohet në një zonë ku niveli i oksigjenit është më i ulët se 21% - që është kusht normal -, atëherë ai i nënshtrohet një situate shumë të rrezikshme. Dyoksidi karbonit i përzierjes shkakton zgjerim të arterieve dhe si rezultat i kësaj rritet niveli oksigjenit - përafërsisht për 15 % në krahasim me kushtet normale - që transferohet në tru.

IG 541 ruhet në cilindër të kapaciteteve të ndryshme p.sh. : 16, 40, 60, 67.5, 80 lt

Përshkrimi i sistemit

Një sistem zakonisht përbëhet nga:

Cilindra çeliku më presion të lartë, me një tegel saldimi, dhe me kapacitete të ndryshme, të ngjyrosur me ngjyrë elektrostatike të kuqe, qafa e ngjyrosur me ngjyrë të zezë – hirtë – gjelbër. Cilindrat janë të certifikuar sipas 99/36/EC dhe EN 1964-1 (π). Sistemi i valvulave aktivizohet në mënyrë pneumatike – manualisht përmes përdorimit të potencës të një sigurese. Si më lartë një valvulë me aktivizim elektrik mund të përdoret, në varësi të nevojave të përdoruesit. Cilindri pilot nga çeliku me kapacitet 3lit., që përmban azot, valvulë e cila aktivizohet me anë të siguresës dhe më dorë ose valvula të cilat aktivizohen në mënyrë elektrike në varësi të kërkesave të përdoruesit (cilindri pilot përdoret në rast kur një bateri ka më shumë se dy cilindra). Cilindri më presion të lartë është i certifikuar sipas 97/23/EC nga TUV (CE 0036). Kolektor me presion të lartë 300bar, i galvanizuar, diametri i tij sillet nga 11/4" deri 3", me 3/4" ku hyrja dhe dalja sillen nga 3/4" deri 3". Valvulat jo kthyese 3/4"- 3/4" janë të detyrueshme për instalimin e duhur të kolektorit sikurse edhe mbajtësi i murit. Gjithashtu ofrohet: mbajtës i cilindrit, gypi elastik më presion të lartë për lidhjen e cilindrave me njëri-tjetrin dhe lidhja e tyre për kolektori, lloje të ndryshme të pipëzave varësisht nga kërkesat e studiuara të mbrojtjes nga zjarri.

Specifikimet teknike

IG541 përbëhet nga :

Azoti 52 % ± 4 %, argon 40 % ± 4 %, dyoksid karboni 8 % ± 4 %

Certifikatat

ISO 9809-1 ΕΝ 1964-1 π 99/36/ΕC

CE cilindër PILOT 97/23/ΕC ( TUV ) - CE Val VE CE 0589

13 produkte tjera në po këtë kategori

Compare 0