Përzgjedhja e aparateve për shuarjen e zjarrit

Përzgjedhja e aparateve për shuarjen e zjarrit

Kurdo që bëhet fjalë për rreziqet që vijnë nga zjarri, shumë njerëz, për të mbrojtur më të dashurit e tyre mund të vendosin të blejnë një aparat për shuarjen e zjarrit.

Tani, përveç ekspertëve të kësaj fushe të sigurisë, shumica e njerëzve mund të kenë nevojë për ndihmë, në përzgjedhjen e produktit adekuat, prandaj për të ndihmuar sadopak në këtë drejtim, do të mundohemi që në pika të shkurtra t’i japim disa sqarime bazike.

Një aparat për shuarjen e zjarrit, shërben për vënë nën kontroll një zjarr me përmasa të vogla. Veprimi i shpejtë mund të parandalojë përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e dëmeve serioze.

Përveç rëndësisë për të vepruar shpejtë, shumë e rëndësishme është edhe përzgjedhja korrekte e llojit të aparatit për shuarjen e zjarrit.

Për të kuptuar funksionimin e aparatit për shuarjen e zjarrit, në radhë të parë duhet të keni disa njohuri bazike rreth procesit të djegies, prandaj në rreshtat në vijim do të përpiqemi shkurtimisht dhe thjeshtë që t’ju japim disa informata mbi teoritë themelore të zjarrit dhe shpërthimit.

PARIMET THEMELORE TË ZJARRIT

Parimet themelore të zjarrit dhe të djegies mund të prezantohen përmes trekëndëshit të zjarrit:

Për t’u shkaktuar zjarri, në të njëjtën kohë duhet të jenë të pranishëm:

    1. Lënda djegëse – një material ose substancë e djegshme që konsumohet gjatë procesit të djegies.

      Në një vend pune të zakonshëm, mund të jenë të pranishme lëndë djegëse të ndryshme, siç janë p.sh. letra dhe kartoni, mobiliet e ndryshme nga druri, benzina, nafta, butani, acetileni dhe gazrat tjera, tretësit dhe kimikatet tjera, etj.

    2. Oksigjeni – në sasi të mjaftueshme për të mbështetur procesin e djegies.

      Oksigjeni është i pranishëm në ajër në një përqendrim prej 21%. Gjatë një zjarri oksigjeni mund të vijë edhe nga burime të tjera, duke përfshirë disa kimikate të pasura me oksigjen (zakonisht të quajtura agjentë oksidues), siç është nitrati i amoniumit.

    3. Burimi i ndezjes (nxehtësia) – i mjaftueshëm për ta ngritur temperaturën e lëndës djegëse deri në pikën e tij të ndezjes.

Pra, ndërveprimi i këtyre tri elementeve së bashku shkakton reaksionin kimik, përkatësisht zjarrin.

Trekëndëshi i zjarrit është i dobishëm për dy arsye, për:

    • Parandalimin e zjarrit – nëse këto tre elemente mbahen larg, nuk mund të ketë zjarr.
    • Shuarjen e zjarrit – nëse hiqet ndonjëri nga këto tre elemente zjarri shuhet.

Aparatet për shuarjen e zjarrit janë të dizajnuara për të eliminuar njërën nga këto elemente përmes ftohjes, zvogëlimit të përmbajtjes së oksigjenit nga lënda djegëse ose ndërprerjes së reaksionit kimik në tërësi.

Trekëndëshi i zjarrit

MBANI MEND! 

Me largimin e ndonjërës nga tri elementet e sipërpërmendura ose me ndërprejen e reaksionit zinxhiror, nuk do të ketë zjarr, përkatësisht zjarri do të shuhet.

KLASFIKIMI I ZJARREVE SIPAS STANDARDIT EN 2
Klasa e zjarrit
KLASA A - LËNDËT E NGURTA TË NDEZSHME

Në këtë klasë bëjnë pjesë të gjitha lëndët e ngurta të ndezshme (me përjashtim të metaleve), siç janë druri, letra, kashta, tekstili, plastika etj.

Zjarret e klasës A më së miri shuhen me ujë por mund të përdoren edhe lëndë tjera shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj klase, siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur, aparatet me shkumë

Në vazhdim janë dhënë linqet e aparateve të cilët janë të përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë:

Klasa
KLASA B - LËNGJET E NDEZSHME

Në këtë klasë bëjnë pjesë lëngjet e ndezshme si: dylli, alkooli, bitumi, benzina, rrëshira, ngjyra dhe shumë të lloje të plastikave.

Zjarret e klasës B mund të shuhen me të gjitha ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie, siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur, me shkumë, dyoksid karboni, kurse në raste të caktuara mund të përdoren edhe mbulesat ngulfatëse (batanijet zjarrduruese).

Në vazhdim janë dhënë linqet e aparateve të cilët janë të përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë:

Për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie, ju preferojmë aparatet automatike për shuarjen e zjarrit për APLIKIM LOKAL të cilët janë posaçërisht të përshtatshëm për mbrojtjen e pikave të karburantit. 
Klasa "C" e zjarrit
KLASA C - GAZRAT E NDEZSHME

Në këtë klasë bëjnë pjesë metani, propani, hidrogjeni, acetileni, gazi natyror, etj.

Zjarret e klasës C mund të shuhen me të gjitha ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur.

Në vazhdim janë dhënë linqet e aparateve të cilët janë të përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë:

Klasa "D" e zjarrit
KLASA D - METALET E NDEZSHME

Në këtë klasë bëjnë pjesë natriumi, litiumi, alumini, kaliumi dhe magnezi.

Zjarret e klasës D mund të shuhen me ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie siç janë aparatet për shuarjen e zjarrit me pluhur të klasës D.

KUJDES! 

Shuarja e zjarreve të kësaj kategorie asnjëherë nuk duhet bërë me ujë për shkak të rrezikut nga eksplodimet. Për shkak të rrezikut lartë të zjarreve të tilla dhe temperaturave të larta mbi 2000 °C, shuarja duhet të bëhet nga profesionistët!

Në vazhdim janë dhënë linqet e aparateve të cilët janë të përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë:

Klasa "E" e zjarrit
KLASA E - SHUARJA E ZJARREVE NË PAJISJE ELEKTRIKE [ËSHTË DEKLASIFIKUAR]

Klasa “E” e zjarrit, e cila ka qenë e destinuar për zjarre në pajisjet elektrike nën tension deri në 1000 V, është deklasifikuar për shkak të shmangies së konfuzionit të mundshëm në mes të klasës E dhe elektricitetit, pasiqë energjia elektrike nuk është lëndë djegëse edhe pse mund të jetë burim i ndezjes.

Në ditët e sotme pothuajse të gjitha aparatet për shuarjen e zjarrit, mund të përdoren për shuarjen e këtyre zjarreve, me kusht që të mbahet distanca e sigurisë e shënuar në aparatin për shuarjen e zjarrit

Në vazhdim janë dhënë linqet e aparateve të cilët janë të përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë:

Klasa "F" e zjarrit
KLASA F - VAJRAT DHE YNDYRËRAT E GATIMIT

Në kuadër të klasës "F" bëjnë pjesë yndyrat dhe vajrat ushqimore për fërgim.

Zjarret e klasës "F" mund të shuhen me ato lëndë shuarëse të kategorizuara si të përshtatshme për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie.

Në vazhdim janë dhënë linqet e aparateve të cilët janë të përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të kësaj kategorie të cilat mund t'i gjeni në faqen tonë:

Për mbrojtjen nga zjarri të kuzhinave profesionale preferohen SISTEMET AUTOMATIKE PËR SHUARJEN E ZJARRIT ME APLIKIM LOKAL.

Komentet dhe sygjerimet tuaja janë të mirëseardhura.

Redaktimi i fundit, më 03.11.2018


Veni re! Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të tjera të publikuara në albkos-int.com mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albkos-int.com, në të kundërtën çdo shfrytëzim apo riprodhim i tyre pa lejen e albkos-int.com është i ndaluar dhe përbën shkelje të të drejtave autoriale.
Postuar më 28.01.2015 nga admin Aparatet për shuarjen e... 16349
Krahaso 0
Vazhdo