Klasifikimi i pajisjeve hidraulike të shpëtimit dhe përcaktimi i tipit sipas Standardid EN 13204

Klasifikimi i pajisjeve hidraulike të shpëtimit dhe përcaktimi i tipit sipas Standardid EN 13204

Pajisjet hidraulike të shpëtimit shërbejnë për shpëtimin e njerëzve dhe kafshëve dhe mundësojnë kryerjen e veprimeve të mëposhtme:

  • Zgjerimin
  • Tërheqjen
  • Shtypjen 
  • Ngritjen
  • Prerjen
  • Ngjeshjen (shtrydhjen / presimin)

Zakonisht, nga zjarrfikësit përdoren këto pajisje hidraulike të shpëtimit:

  • Pajisjet për zgjerim
  • Pajisjet për prerje
  • Pajisjet e kombinuara
  • Pistonat e shpëtimit
  • Pajisjet speciale

Këto pajisje vëhen në funksion, me ndihmën e pompës hidraulike të dorës, pompës hidraulike me gjenerator ose me ndihmën e energjisë elektrike.


PAJISJET PËR ZGJERIM

Zgjeruesi është një mjet hidraulik i shpëtimit i aftë për të kryer të paktën tre funksione:

  • zgjerimin
  • tërheqjen dhe
  • ngjeshjen (shtrydhjen)

Zgjerusi hidraulik kryen edhe këto funksione: 

  • ngritjen
  • shtypjen

Pajisja për zgjerim

Sipas paragrafit 4.2.2.3Standardit EN 13204:2016, zgjeruesit duhet të jenë të klasifikuar nga prodhuesi sipas tabelës 1 dhe të shenjuara sipas klauzolës 6. Përcaktimi i një tipi duhet të bazohet në forcën më të ulët të zgjerimit të regjistruar në grafik, distancën e zgjerimit dhe masën.

Tabela 1 - Klasifikimi i pajisjeve për zgjerim

TipiForca minimale e zgjerimitDistanca minimale e zgjerimit
[kN] [mm]
AS 20 600
BS 50 800
CS 80 500

SHEMBULLI 1

Një zgjerues hidraulik me forcë min. prej 35 kN dhe distancë zgjerimi prej 750 mm, duhet të përcaktohet si tip AS 35/750-X, ku X - është masa e pajisjes me një saktësi prej një decimaleje. Këto të dhëna janë të dhëna nominale të pajisjes.>

SHEMBULLI 2

Një zgjeruese me forcë min. prej 55 kN dhe distancë zgjerimi prej 810 mm, duhet të përcaktohet si tip BS 35/810-X, ku X - është masa e pajisjes me një saktësi prej një decimaleje. Këto të dhëna janë të dhëna nominale të pajisjes.


PAJISJET PËR PRERJE

Prerësi është një mjet hidraulik i shpëtimit i aftë për të kryer një funksion të prerjes me ndihmën e një apo më shumë teheve.

Sipas paragrafit 4.2.3.1 të Standardit EN 13204:2016, prerëset duhet të jenë të klasifikuara nga prodhuesi sipas tabelave 2 dhe 3 dhe të shenjuara sipas klaozolës 6. Përcaktimi i një tipi duhet të bazohet në hapjen perëse ose thellësinë e teheve ("reach") më të vogël të matur në pajisje, kategorinë minimale të prerjes së plotë dhe masës.

Tabela 2 - Klasifikimi i pajisjeve për prerje

TipiHapja minimale prerëseKapaciteti prerës minimal i arritur sipas tabelës 3
[mm]
AC < 150 A - K
BC 150 deri < 200 A - K
CC ≥ 200 A - K

Shih paragrafin 4.2.3.3 të Standardit EN 13204:2016 në lidhje me thellësinë e teheve ("reach") të pajisjes për prerje

SHEMBULLI 1

Një pajisje prerëse me hapje prerëse prej 138 mm, thellësi tehesh ("reach") prej 105 mm dhe kategori me kapacitet minimal prerës F, duhet të përcaktohet si tip AC138F-X, ku X - është masa e pajisjes me një saktësi prej një decimaleje. Këto të dhëna janë të dhënat nominale të pajisjes.

SHEMBULLI 2

Një pajisje prerëse me hapje prerëse prej 152 mm, thellësi tehesh ("reach") prej 95 mm dhe kategori me kapacitet minimal prerës E, duhet të përcaktohet si tip AC126E-X, ku X - është masa e pajisjes me një saktësi prej një decimaleje. Shtrirja e tehut ("reach") e matur zvogëlon hapjen niminale të prerjes, d.m.th. 100/75x95. Këto të dhëna janë të dhënat nominale të pajisjes.

SHEMBULLI 3

Një pajisje prerëse me hapje prerëse prej 160 mm, thellësi tehesh ("reach") prej 140 mm dhe kategori me kapacitet minimal prerës H, duhet të përcaktohet si tip BC160H-X, ku X - është masa e pajisjes me një saktësi prej një decimaleje. Këto të dhëna janë të dhënat nominale të pajisjes.

4.2.3.3 Prerëset duhet të kenë një thellësi tehesh (“reach”) jo më të vogël 75% të hapjes nominale të prerjes. Matja e thellësisë së tehut duhet të merret nga baza e buzës së prerjes deri në pikën në mes të dy majave të seksionit të prerjes së teheve derisa tehet janë në pozicion të hapur (shih shembullin në figurën e më poshtme ku A – paraqet hapjen, B – thellësinë e teheve (“reach”).

Hapja e prerëses

Sipas paragrafit 4.2.3.1 dhe 4.2.3.3, klasifikimi përcaktohet duke u bazuar në vlerën më të vogël të hapjes prerëse (A) ose të thellësisë së tehut (B), sikurse është dhënë në shembullin 2.

Meqenëse thellësia e tehut kalkulohet 100/75xB (100/75x95=126,66), si vlerë nominale e hapjes është përvetësuar 126mm. 


PAJISJET E KOMBINUARA

Sipas standardit EN 13204 (paragrafi 3.6) paisja apo mjeti i kombinuar është përkufizuar si një mjet hidraulik i shpëtimit i aftë për të kryer të paktën tre funksione: zgjerimin, ngjeshjen (shtrydhjen) dhe prerjen.

Megjithatë, me këtë pajisje mund të kryhet edhe funksioni i tërheqjes.

Combi Tool

Sipas paragrafit 4.2.4.3Standardit EN 13204:2016, Pajisjet e Kombunuara duhet të jenë të klasifikuara nga prodhuesi sipas tabelës 3 dhe 4 dhe të shenjuara sipas klauzolës 6. Përcaktimi i një tipi duhet të bazohet në forcën më të ulët të zgjerimit të regjistruar në grafik, distancën e zgjerimit, kategorinë minimale të prerjes dhe masën.

Tabela 4 - Klasifikimi i pajisjeve të kombinuara

TipiForca minimale e zgjerimitDistanca minimale e zgjerimitKapaciteti prerës minimal i arritur sipas tabelës 3
[kN] [mm]
AK < 25 < 250 A - K
BK 25 - 35 250 - 350 A - K
CK > 35 > 350 A - K

SHEMBULL

Një mjet i kombinuar me forcë minimale prej 27 kN, distancë zgjerimi prej 400 mm dhe kategori me kapacitet prerës minimal H, duhet të përcaktohet si tip BK27/400-H-X, ku X - është masa e pajisjes me një saktësi prej një decimaleje. Këto të dhëna janë të dhëna nominale të pajisjes.


Veni re! Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të tjera të publikuara në albkos-int.com mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albkos-int.com, në të kundërtën çdo shfrytëzim apo riprodhim i tyre pa lejen e albkos-int.com është i ndaluar dhe përbën shkelje të të drejtave autoriale.
Postuar më 04.05.2018 nga admin Pajisjet Hidraulike të... 0 497

Lëre një komentPërgjigju

Arkivi i blogut

Kategoritë e blogut

Komentet e fundit

Nuk ka komente

Kërko blogun

Compare 0
Paraprak

No products

To be determined Shipping
0,00 € Tax
0,00 € Total

Prices are tax included

Check out