Dyer me dritare rezistente ndaj zjarrit 60 min I ri

Derë me dritare, rezistente ndaj zjarrit 60 min

Derë me dritare rezistente ndaj zjarrit 60min. e certifikuar sipas EN 1634-1.

Përshkrimi

00000
Produkt i ri
 
Përshkrimi

Dyer me dritare, rezistente ndaj zjarrit 60 min

Dyert me dritare rezistente ndaj zjarrit janë në dispozicion me këto dimensione: 900 x 2.050, 900 x 2.150, 1.000 x 2.050, 1.000 x 2.150, njëkrahëshe me ngjyrë RAL 7035.

Dimensionet tjera, sipas porosisë.

Informata të përgjithshme lidhur me dyert rezistente ndaj zjarrit

Dyert rezistente ndaj zjarrit 60 apo 120 min, janë të certifikuara në harmoni me standardet më të fundit të Bashkimit Evropian EN 1634-1, një apo dykrahëshe. Janë atestuara nga instituti ndërkombëtar CSI, i akredituar për këto çështje.

Të dhënat detaje dhe specifikat

  • Trashësia e gjithëmbarshme e krahut të derës është 60 mm, e punuar nga dy shtresa të jashtme nga çeliku me trashësi 0,8 mm, derisa në pjesën e brendshme është e mbushur me një material jo të ndezshëm dhe me densitet shumë të lartë.
  • Korniza e derës, çelik me trashësi 1,5 mm
  • Mbyllja me çelës
  • Dorezë sigurie me ngjyrë të zezë
  • Nga dy bagllamë për secilin krah, nga të cilat njëra e pajisur me një sustë për ta rikthyer derën (mbyllur krahun)
  • Pllaka të përforcuara për vendosjen e një doreze - shufre paniku (opcionale)
  • Puthitës gome termoekspandues me trashësi 28 mm për puthitje shtesë dhe më të mirë
  • Plaketë metalike me të dhëna mbi certifikimin e derës
  • Ngjyrë mbrojtëse me bazë ujore (ekologjike), ngjyra standarde RAL 7035 gri e çelur

Karakteristikat & detajet

Pesha 35 kg/m2 për dyer 60 min dhe 45 kg/m2 për dyer 120 min. Së bashku me dyer keni edhe instruksionet për instalim dhe vërtetim lidhur me dimensionet e sakta (nga muri në mur).

Krahaso 0