Në këtë lloj sistemi, me operim automatik, për zbulimin e zjarrit përdoren detektorë të ndjeshëm termik të instaluar në seri, të cilët në temperaturë të caktuar shkrihen. Agjenti për shuarjen shpërndahet në ambientet e mbrojtura të zonave dhe brenda tubave të shkarkimit të gazrave nëpërmjet një tubi të bakrit (sipas ISO) dhe pipëzave të veçanta shkarkuese.
Sistem për shuarjen e zjarreve të klasës F, kimikat i lëngët NFPA17A
Sistemi (A)
Në këtë lloj sistemi, me operim automatik, për zbulimin e zjarrit si detektorë termik përdoren siguresa detektimi në radhë. Agjenti (lënda shuarëse) për shuarjen e zjarri është shpërndarë mbi zonat e mbrojtura të aparateve dhe brenda gypit të shkarkimit përmes të një tubacioni nga bakri (sipas ISO) dhe pipëzave të veçanta të shkarkimit.
Ne rast se sistemi përbëhet nga më shumë se një aparat zjarrfikës për aplikim lokal, operimi i secilit aparat zjarrfikës është arritur duke përdorur një siguresë-detonator. Si në rastin e aktivizimit automatik dhe ati manual, sistemi mund të programohet për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe me gaz në të gjitha ose në pajisje të zgjedhura për mbrojtje maksimale kundër ndezjes së sërishme.
Operimi automatik
Në rast zjarri, thyerja apo shkrirja e çdo sigurese të ndjeshme termike (138°C ose 182°C ose 260°C), aktivizon sistemin përmes pajisjeve elektro-mekanike. Siguresat detektuese janë të lidhura në formë vargu me anë të një teli metalik nga çeliku inox. Skaji i parë i telit metalik është fiksuar në kapakun shkarkues, ndërsa skaji tjetër është i lidhur me një ndërprerës pozicioni elektromekanik. Në kushte normale, teli metalik është i tendosur dhe tërheq kontaktin në ndërprerës. Në rast zjarri, siguresa e njërit nga detektorët termik thyhet / shkrihet, me ç’rast teli metalik që lidh detektorët me ndërprerësin lirohet. Ndërprerësi aktivizohet dhe përmes panelit për detektimin e zjarrit aktivizon valvulën (përmes siguresës detonuese) të sistemit për shuarjen e zjarrit dhe pastaj lënda shuarëse shpërndahet përmes tubacionit të bakrit dhe pipëzave speciale shkarkuese përmbi zonat e mbrojtura.
Operimi manual
Në rast zjarri, aktivizimi manual i sistemit mund të bëhet në tre (3) mënyra të ndryshme. (1) Duke shtypur butonin e veçantë për aktivizim manual të sistemit, që është i integruar në panelin e detektimit të zjarrit, (2) duke tërhequr nga larg dorezën mekanike të telit metalik dhe (3) duke tërhequr poshtë – lartë shufrën në valvulën e aparatit zjarrfikës.
Sistemi përfshinë